Kukësi ka marrë një trepikësh me shumë vlerë me përmbysje kundër Partizanit, duke e mposhtur me rezultatin 2-1. Një fitore që verilindorët i ngjit në kuotën e 27 pikëve, po aq sa Tirana, por mban vendin e parë si pasojë e golavarazhit.
Në ‘Elbasan Arena’ të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga kryeqyteti me Mustën që realizoi nga goditja e dënimit, por i njëjti personazh në pjesën e dytë shënoi autogol duke rikthyer baraspeshën. Golin vendimtar të sfidës e realizoi Gjelbrim Taipi.
Vlen për t’u theksuar se Tirana nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e kësaj jave, ndërsa kalendari e vendos përballë Teutës në Air Albania. Sfida tjetër e ditës së sotme mes Egnatias dhe Laçit u fitua 0-2 nga kurbinasit.