Kukësi mbyll fazën përgatitore dhe kthehet në Shqipëri, Partizani vijon ende në Antalya

Kukësi i ka dhënë fund fazës përgatitore në Turqi, pasi sot ekipi i drejtuar nga Cungu është rikthyer në Shqipëri. Gjatë qëndrimit 13 ditor në Antalya, verilindorët zhvilluan 20 seanca stërvitore si dhe 3 ndeshje miqësore. 270 minutat lojë ndaj ekipeve si Basaksehir, Rostov dhe Shakhtar Karagandy-t dhanë sinjale pozitive për objektivin e Kukësit që është fitimi i titullit kampion në Superligë. 

Me grupin këtë periudhë janë stërvitur edhe dy blerjet e bujshme, Rroca dhe Shkurtaj, të cilët i kushtuan 120 mijë euro arkave të klubit. Gjithsesi drejtuesit e ekipit nuk janë ndalur me kaq dhe para pak ditëve i siguruan trajnerit Cungu edhe mbrojtësin e majtë Faton Xhemali.

Presidenti Gjici ndërkohë e ka bërë të ditur se tani nuk duhet të ketë më justifikime për t’u shpallur kampion. Para se të nisë stërvitja për ndeshjen me Laçin që është e para për fazën e tretë dhe pas shkëputjes së kampionatit, trajneri Cungu i ka dhënë dy ditë pushim lojtarëve.

Ndryshe nga Kukësi, Partizani vijon ende përgatitjet në Antalya. Të kuqtë pasi mbyllën miqësoret po stërviten dy herë në ditë, fillimisht në palestër paradite dhe më pas në fushën e gjelbër.

Trajneri Gega, kur kanë mbetur edhe më pak se 48 orë nga kthimi në Shqipëri, shprehet: Minifazës së dimrit po I vjen fundi, jemi jashtëzakonisht të kënaqur për punën, paraqitjen, kushtet. Në përgjithësi çdo gjë ka shkuar mirë dhe shpresoj që kjo të na shyërbejë kur të kthehemi në Shqipëri, në mënyrë që të vijojmë kampionatin në rrugën e duhur.

Problemi i vetëm për Partizanin është se ende të kuqtë nuk po arrijnë të afrojnë një ‘bomber’ në merkato. Edhe tifozët në rrjetet sociale i kërkojnë klubit që të lëvizë sa më shpejt në këtë drejtim pasi koha e mbetur në dispozicion nuk po i favorizon.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë