Kukësi ecën me hap kampioni. Verilindorët fituan në Gjirokastër 3-0 ndaj Luftëtarit në javën e 7-të duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve po aq sa Skënderbeu i vendit të parë. Fitore të madhe mori edhe Laçi që fitoi 3-0 në Lushnje.

Kukësi vijon me fitore edhe në javën e 7-të të Superligës. Verilindorët kanë mposhtur në Gjirokastër 3-0 Luftëtarin dhe ngjiten në kuotën e 16 pikëve duke iu bashkuar Skënderbeut në krye të klasifikimit.

Kukësi e mbylli pjesën e parë në avanatzh 2-0 falë dy golave të Elis Bakajt që realizoi në minutat 20-të dhe 29-të. Në pjesën e dytë me golin e Alijev u kompletua fitorja dhe Kukësi mundi 3-0 Luftëtarin duke bërë që Hasan Lika të debutojë me humbje tek gjirokastritët.

Fitore të çmuar siguroi Laçi që mposhti 3-0 Lushnjen në stadiumin “Roza Haxhiu”. Ylli i ndeshjes ishte Rexhinaldo që shënoi dy gola ndërsa goli tjetër mban firmën e Uzunit.

Kurbinasit pas kësaj fitoreje të madhe në transfertë ngjiten në vend të tretë. Java e 7-të e Superligës vijon të dielën me dy ndeshje të tjera Vllaznia-Partizani dhe Flamurtari-Kamza.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com