Kukësi vijon të jetë në pushtetin e mjegullës së dendur, temperaturave të ulëta dhe ngricave gjatë mbrëmjes dhe mëngjeseve të cilat kanë dhënë pasojat e para. Si pasojë e ngricave dhe temperaturave të ulëta tubacionet e rrjetit nërntokësor të ujresjellësit që furnizon me ujë banorët e disa pallateve të lagjes 2 të qytetit jane ngrirë gjatë natës e per pasojë jane çarë duke bërë që uji të dalë mbi  afalt.

Uji ka vërshuar në rrugët e Brendshme të lagjes duke depërtuar edhe në pjesëen që qytetarët e quajnë "Te Kryqezimi", ku është formuar një pellg i madh uji duke vështiresuar lëvizjen e qytetarëve dhe nxënësve të shkollave që në orët e para të mëngjesit të sotëm janë përballur me valën e madhe të ujit që ende vijon të rrjedhë.

Nderkohë ekipet e emergjencave të Bashkisë dhe Ujësjellëesit po bëjnë të mundur ndalimin e valës së ujit që po del mbi sipërfaqë qe rrezikon edhe çarjen e asfaltit në pikën e daljes së saj. Sa i përket situatës nga moti me ngrica dhe mjegull deri më tani nuk raportohet për problematika në rrugët nacionale e rurale apo emergjenca civile.