Kukësi nuk ndalet në merkato, Gjici prezanton dy blerjet e reja

Kukësi nuk ndalet në merkato, Gjici prezanton dy blerjet e reja

Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici duke prezantuar dy blerjet e reja

Pas humbjes me rezultatin 5-2 në Gjeorgji, përmbysja ndaj Torpedo Kuitasi duket mjaft e vështirë në letër. Megjithatë, presidenti Safet Gjici nuk pranon të dorëzohet lehtë, të njëjtën gjë kërkon edhe nga lojtarët e stafi teknik.

Si për të treguar se qëndron vetë në krye të punëve të klubit verilindor, Gjici ka dalë sot vetë për t’i prezantuar dy blerjet e reja. Fjala është për mbrojtësin shqiptar nga Maqedonia, Ardian Cuculi, i cili ka luajtur më parë në Superiore, me Partizanin, si dhe mesfushorin Oumar Toure, i huazuar nga Juventusi.

I pari, në fjalën e tij para gazetarëve, nënvizoi: “Ky është një rikthim për mua në Superioren e Shqipërisë. E njoh mirë ambientin dhe kampionatin këtu. Sezonin e fundit kam fituar dy trofe me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa i bashkohem Kukësit për ta ndihmuar në arritjen e objektive.

Kjo skuadër e ka treguar qartë gjatë këtyre viteve se është pretendente për titullin kampion, ndaj edhe këtë sezon këtë gjë do të synojmë. Mendoj se Kukësi është ndërtuar për diçka të tillë. Presidenti Safet Gjici ishte më konkret në ofertën e bërë, mes kërkesave të tjera që pata nga Shqipëria. Më bindi projekti i tij, që të vija këtu. Nuk diskutohet, rol të madh ka luajtur edhe miqësia me Nexhipin”.

Oumar Toure la të kuptohej se e ka marrë rrugën për te nënkampionët e Shqipërisë prej një muaji: “Është kënaqësi që vij këtu. E njoh këtë skuadër prej një muaji. Do të vendosem menjëherë në dispozicion të trajnerit. E di mirë se duhet të luftoj për të siguruar vendin e titullarit. Sidoqoftë, jam gati për të dhënë kontributin tim”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin