Kukësi si të ishte zonë e gjelbër, shtohen shumë lëvizjet e qytetarëve, zjarrfikësja ngec në trafik (VIDEO)

Koronavirusi nuk ndal trafikun në rrugët e qytetit të Kukësit. Ashtu si në ditët e djeshme edhe sot në Kukës janë vërejtur lëvizje të shumta të qytetarëve, si makinat në rrugë ashtu edhe njerëzit në supermarkete, dyqane, banka dhe vende të tjera, për të marrë shërbimet e nevojshme.

Për të treguar se sa të shumta ishin lëvizjet raportohet se edhe një zjarrfikëse është bllokuar në trafik gjatë mbërritjes në destinacion, në orën e testimit për emergjenca të mundshme në banka.

Edhe pse Kukësi mbetet në zonat me risk, me 2 raste aktive, kufizimi i masave për Covid-19 nuk gjen zbatim. Prania e qytetareve, mbipopullimi i rrugëve, parqeve e trotuareve e tregojnë më së miri.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen