Hidhet shorti/ Kukësi-Teuta në kupë, Tirana 'peshkon' Bylisin

TIRANË- Kukësi-Teuta dhe Tirana-Bylis janë dy çiftet gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë trofeu i dytë për nga rëndësia në vend. Ky ishte verdikti i shortit të hedhur këtë të premte nga zyrtarët e FSHF-së. Kukësi e sheh shpëtimin e sezonit tek ky trofe.Të paktën këtë shpreson drejtori Nderim Nexhipi.

Edhe Teuta kërkon t’i shkojë deri në fund kompeticionit, por drejtuesit durrsakët duket se nuk janë të kënaqur me shortin.

Për Tiranën të dyja trofetë në 100-vjetorin e klubit do të ishte një mrekulli. Këtë thekson edhe drejtori sportiv Arbi Laçi por kërkon shumë kujdes ndaj mallakastriotëve:

Ndërsa Presidentin e Bylisit Besnik Kapllanaj kryesuesit e Supeligës nuk e trembin. Ai sqaron se skuadra e tij do kërkojë finalen duke thënë se Tirana do jetë “kurbani” i radhës i Bylisit në Kupë.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen më 2 korrik e ato të kthimit pas dy javësh ndërsa finalja e madhe më 2 gusht./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë