TIRANË- Londra është cilësuar si “Kukësi i vogël”, për shkak se shumë të rinj janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë, disa me dokumente, por shumica emigrantë të paligjshëm.
E ndërsa shumë qytetarët kanë ikur në qyteti, kryetari i Bashkisë, Safer Gjici ka zgjedhur që të bëjë një takim pikërisht me kukësianet që janë në Londër.
Gjici thotë se në fokus të takimit do të jenë projektet për qytetin.
“Vijojmë me turet bashkëbiseduese këtë herë me emigrantët kuksianë që janë në Londër, me fokus diskutimi projektet zhvillimore që janë bërë deri tani dhe ndarjen e vizionit për punët e ardhshëm që e presin Kukësin.
Më datë 4 mars, ditë e shtunë, ora 18:00 (me orën e Anglisë), ju ftojmë në Holiday Inn AN IHG’HOTEL London Camden Lock. Pjesë e takimit do jenë edhe rapsodët Rexhep Kovaçi e Hysen Dida.
Në adresën (location):
30 Jamestoën Road
Camden ToWn
Në17BY
England”, shkruan Gjici.