Kulaç me kos

Përbërësit:

  • 1 kg miell
  • 3 kokrra vezë
  • 100 ml vaj ulliri
  • 400 gr kos
  • 4 lç  kripë
  • 3 lç sodë
  • Ujë të vakët

Përgatitja:

Vendosim miellin në një tas, shtojmë në mes të miellit vezët, vajin e ullirit, kripën, sodën dhe kosin. I përziejmë mirë përbërësit dhe shtojmë ujë aq sa nevojtet për të bërë brumin e duhur. E vendosim në një tepsi të lyer me vaj ose në një letër pjekje. E lëmë për 20-25 minuta të pushojë dhe më pas e vendosim në furrë të piqet ne temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.