Kule: Akreditimi i Universiteteve
të bëhet nga ekspertë të huaj

Kule: Akreditimi i Universiteteve<br />të bëhet nga ekspertë të huaj
TIRANE- Akreditimi i Universiteteve publike dhe private duhet të bëhet nga ekspertë ndërkombëtare dhe ky proces është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet sa më parë”.

Kështu mendon Dhori Kule, rektori i universitetit të Tiranës. Ai mbështet nismën e Ministrisë së Arsimit, por propozon se vlerësimi duhet të bëhet nga ekspertë të huaj, përfaqësues të agjensive që kanë eksperiencë në këtë fushë.

“Nevoja për të bërë akreditimin të institucioneve të arsimit të lartë publike dhe jo publike me agjensi të specializuara ndërkombëtare tashmë është bërë akute. Universitëti i Tiranës vazhdimisht e ka kërkuar një gjë të tillë dhe do të ishte e vetmja mënyrë që standartet cilësorë të promovuara nga subjekte inviduale të testohen, të vlersohen nga agjensi nga ato të cilat janë të specializuara në botë”, - ka deklaruar Dhori Kule, rektor i UT-së.

Më tej Kule shprehet se agjensia publike e akreditimti të instiucioneve të arsimit të lartë nuk mund ta bëjë këtë vlerësim, pasi në Shqipëri nuk ka ekspertë të kësaj fushe të specializuar për akreditimet. “Pa i bërë komente agjensisë tonë publike që ka parashikuar ligji, unë kam bindje dhe ata vetë e ndjejnë nevojën për të pasur një organizëm më të specializuar. Nuk ka agjensi dhe institucione, struktura të specializuara në këtë fushë në Shqipëri. Me këtë rastë mësojmë edhe ekspertët tanë”, - tha Dhori Kule.


(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania