Ministri i Jashtëm i Ukrainës është shprehur se ofensiva ruse në rajonin lindor të Donbasit është "më e madhja në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore".
Dmytro Kuleba shkroi në Twitter se ishte "shumë herët" për të arritur në përfundimin se Kievi tashmë ka të gjitha armët që i nevojiten për t'u mbrojtur.
Ai u bëri thirrje aleatëve që të përshpejtojnë dërgesat e armëve dhe municioneve, veçanërisht MLRS (sistemet e lëshimit të raketave të shumta), artileri me rreze të gjatë, APC (transportues personeli të blinduar).
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Moska: Anijet e huaja do të mund të largohen nesër nga Mariupol! Zelensky: Na jepni armë të rënda për të ruajtur stabilitetin botëror
