TIRANE - Policia deklaroi dje se ka identifikuar autorin e vrasjes së balerinës në hyrje të diskos Dream City" Kamzë, shtetasin me iniciale A.K., tashmë të shpallur në kërkim, pa përcaktuar identitetin e tij. Pavarësisht se policia deklaroi vetëm inicialet e vrasësit, mësohet se emri i tij është Artur Kuliçaj dhe është i afërm i Zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj, me origjinë nga i njëjti fshat, Buçaj i Tropojës.
Për këtë vrasje, Artur Kuliçaj është shpallur në kërkim ndërsa është arrestuar shtetasi Edon Bajraktari, mik i tij, pasi, sipas Policisë, "gjate kontrollit te baneses, ju gjend dhe sekuestrua një mjet tip BMW, me targa të huaja, i cili ka shërbyer për largimin e autorit nga vendi i ngjarjes".
Gjatë kontrollit është sekuestruar dhe një automatik. Do të jenë analizat balistike që do të përcaktojnë nëse arma është ajo që është përdorur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur gjeti vdekjen balerina 26- vjeçare Sonila Tafa. 26-vjeçarja u qëllua me plumba automatiku, në orën 03:00 të mëngjesit të së shtunës, teksa ishte duke dalë nga dera e jashtme e diskotekës "Dream City", së bashku me të dashurin dhe shoqet e saj. Pikërisht në këtë moment, një breshëri autmatiku është dëgjuar nga dritarja e një makine dhe më pas, mjeti është larguar me shpejtësi në drejtim ende të paditur. Burime nga policia e Tiranës, bënë të ditur dje, se mendohet që kanë qënë dy persona që kanë marrë pjesë në krim, të cilët u kanë ngritur pritë, në dalje të diskotekës. Ndërkohë që gjatë ditës së shtunë (6 prill) 50 persona u shoqëruan në cilësinë e dëshmitarit.
Ora 15:35 (e 7 prillit) DEKLARATA E PLOTE E POLICISE SE QARKUT TIRANE
Policia e Qarkut të Tiranës bëri të ditur sot se "Zbulohet autori i vrasjes së shtetases Sonila Riza Tafa (Dervishi), ndërkohë që një bashkautor është ndaluar nga policia. Ditën e djeshme, rreth orës 03.30 tek lokal DRIM-SITI, mbrapa Kaza Italia në Tiranë, është vrarë me armë zjarri, shtetasja Sonila Riza Tafa, vjeç 24, lindur dhe banuese në Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6 Tiranë dhe shërbime për hetimin e Krimeve të Rënda; u formua grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe proçeduriale duke shoqëruar e pyetur një numër të konsiderueshëm personash, që kishin dijeni për ngjarjen.
Nga hetimet e deritanishme, të kryera nga Strukturat Kundër Krimeve të Rëndë të Policisë së kryeqytetit dhe administrimi i provave materiale të sekuestruara si pamje filmike, disa gëzhoja arme zjarri pistolete, kqyrja e një mjeti, etj., rezulton se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi :
A. K, vjeç 34, banues në Tiranë, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.
Gjatë kryerjes së hetimeve të mëtejshme, mbi bazën e provave, u bë edhe kapja e arrestimi i shtetasit Endon Tahir Bajraktari, vjeç 24, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjend dhe sekuestrua një mjet tip “BMW” me targa të huaja, i cili ka shërbyer për largimin e autorit nga vendi i ngjarjes.
Po kështu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Endor Bajraktari, i ështe gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës material, edhe një armë automatike.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “armëbajtje pa leje” parshikuar nga neni 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal", përfundon deklarata.
GËZHOJAT DËRGOHEN PËR EKZAMINIM
Në vendgjarje janë sekuestruar vetëm gjashtë gëzhoja të automatikut, të cilat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore, ndërkohë që nga kqyrja e trupit të pajetë të 26-vjeçares, ekspertiza konstatoi se balerina është vrarë me 2 plumba, ku njërin e ka marrë në kokë dhe tjetrin në trup. Gjatë ditës së djeshme, disa prej familjarëve të Sonila Tafës, u shprehën se në atentat është plagosur dhe një vajzë tjetër, shoqe me Sonilën, por që një gjë të tillë strukturat e policisë nuk e kanë konfirmuar.
Viktima Sonila Tafa (Dervishi), ka përfunduar studimet e larta në Akademinë e Arteve, për balet dhe koreografi. 26-vjeçarja sipas burimeve të policisë, nuk ka qënë balerinë në diskotekën “Dream City”, por në këtë klub nate, viktima ka qënë si kliente së bashku me të dashurin e saj, dhe katër vajza të tjera. Pasi kanë qëndruar disa orë nën shoqërinë e tingujve të muzikës, miku i Sonila Tafës, ka filluar një debat me disa persona të tjerë, të cilët herë pas here ngacmonin gjatë kërcimit, të dashurën e tij Sonilën, por edhe vajzat e tjera, të cilat nuk ndodheshin vetëm, por të shoqëruara me meshkuj të tjerë.
Nisur nga kjo situatë, mes dy tavolinave ka lindur një debat, që më pas është shoqëruar me përplasje fizike mes të pranishmëve. Nisur nga kjo situatë, kanë ndërhyrë rojet e sigurisë të diskotekës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e konfliktit. Për të lënë të qetë klientët e tjerë, truprojet kanë vendosur të nxjerin jashtë të dyja palët, me argumentin se ishin persona të padëshirueshëm në diskotekë, pasi krijonin gjëndje kaotike dhe shqetësonin klientët e tjerë. Për pasojë, të parët që kanë dalë kanë qënë autorët e krimit, të cilët janë larguar me shpejtësi nga diskoteka dhe se kanë shkuar të marrin një automatik. Pasi kanë marrë armën e krimit, autorët janë pozicionuar afër daljes së jashtme të diskotekës dhe kanë qëndruar aty në pritje deri në momentin e daljes së mikut të Sonila Tagës dhe grupit të vajzave që shoqëronin çiftin. Sapo ata kanë dalë në derën e jashme, një breshëri atomatiku është dëgjuar rreth orës 03:00 në zonë. Menjëherë autorët janë larguar me makinë në drejtim të paditur.
Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com