PARIS - Kulla "Eiffel", simboli i Francës është evakuar rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme pas një alarmi për bombë. Ka qënë një telefonatë anonime ajo që ka vënë në alarm, policinë. Në ato momente, kullën kanë qënë duke e vizituar rreth 1400 persona. Policia ka vendosur një perimetër sigurie, duke mos lejuar afrimin e tyre.

Dyshimet hidhen për një sulm të Xhihadit, pas ndërhyrjes së trupave franceze në Mali; Franca ishte paralajmëruar nga grupe xhihadiste se do të sulmohej në zemër të saj. Kjo nuk është hera e parë që shënohet një alarm për bombë në "Eiffel".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)