Edhe pse sezoni turistik veror në qytetin e Pogradecit është çelur, pushuesit po e frekuentojnë plazhin pa praninë e rojeve bregliqenore. Kullat e vrojtimit të ngritura përgjatë vijës së bregut të liqenit, janë të boshatisura nga rojet, duke mos ofruar shërbimin e domosdoshëm të sigurisë ne plazh. Sipas pushuesve mungesa e rojeve dhe mungesa e kufizimit të zonës në të cilën bëhet notimi, bëjnë që siguria në plazh të jetë zero.
"Siguria është zero. Ajo është kryesorja, kulla është, por s'ka njeri aty. Një fëmijë mund të gaboje." thotë një pushues.
"Mungojnë rojet e sigurimit. Sa kam qëndruar këtu skam parë asnjë roje. Fëmijët janë në rrezik." thotë një tjetër pushues.
"Bashkia duhet të marre masa se ka fëmijë që futen në ujë, nuk ka as sinjalistikë ujore që tregon deri ku të shkojmë" shprehet pushuesi.
"Vij nga Greqia, Selaniku. Vij vetëm për plazh por kam frikë për fëmijët." thotë pushuesi.
Ka dhe nga ata të cilët edhe pse adhurojnë bukurinë pogradecare, kanë vendosur të ndërpresin pushimet në këtë plazh për shkak të sigurisë.
"Sa erdha, gjënë e parë që pashë ishte nëse ka mbrojtje për njerëzit. Këtu është një kullë vrojtimi, por nuk funksionon. Deti është mbushur plot me fëmijë. Pogradeci është i bukur , liqeni është i bukur. Këtu ka plazhe shtetërore, por s’ka siguri. Më pëlqen Pogradeci, por s'ka siguri, kështu që nesër do të iki." tregon ai.
Ndërkohë që në mbledhjen e Task-Forcës së turizmit në Pogradec ditën e shtunë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u shpreh se nga 50 subjekte që shfrytëzojnë hapësirën e bregdetit, vetëm 14 i zbatojnë të gjitha kriteret për stacionet e plazheve. Ndërsa paralajmëroi se të gjithë ato subjekte që nuk zbatojnë ligjin do të ndëshkohen me gjobat përkatëse.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërdori detyrën për vëllanë ndërtues, SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri
21 Janar, 12:45
-
Aksioni i RENEA-s në Pogradec, Gjykata cakton masat e sigurisë për 6 të arrestuarit
20 Janar, 16:08
-
Nis censusi i shpendëve në liqenet e Ohrit e Prespës, studiuesit: Numri i tyre është ulur, ndikon njeriu
19 Janar, 16:01
-
Motra e Egli Progës reagon ashpër ndaj deklaratës së ministrit Hoxha: Përdhos kujtimin e vëllait tim dhe fsheh të vërtetën
18 Janar, 22:48
-
SKEDA/ Kush janë 2 nga emrat e listës, e kaluara e tyre dhe pse u prangosën sot! Bonos iu gjetën 100 mijë euro, mik i Gjin Nikës
17 Janar, 16:10
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Spektakël në Ohër, flet për Report Tv sërfisti fluturues: Kur fillon era, lë punën e çdo gjë, dal në liqen! E kisha në gjak që fëmijë, e mësova në Itali
14 Janar, 17:46
-
VIDEOLAJM/ Spektakël në liqenin e Pogradecit, sërf mbi ujë në temperatura të ulëta
13 Janar, 11:09
-
Pamjet mbresëlënëse, Parku i Drilonit nën petkun e dëborës
13 Janar, 10:31
-
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)
12 Janar, 19:36
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30