/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Kishte mbjellë rreth 1 050 rrënjë lëndë narkotike Canabis Sativa, por u pikas nga Policia dhe u arrestua.
Kjo është historia e një 44-vjeçare, banuese në Krujë e cila u prangos nga Policia e Krujës mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit "Verjon 2015".
Sipas policisë e prangosura është Lumturije Disha, e cila akzuohet për "Kultivim të bimëve narkotike".
Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Verjon, Nikel të Krujës, ku 44-vjeçarja kishte mbjellur lëndën narkotike, u gjetën 11 parcela të mbjella me 1050 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të  llojit cannabis sativa. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Delvinë.
Delvinë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 33-bimë narkotike Canabis!
Policia e Sarandës ka arrestuar Eduard Asllan Troka, 30-vjeç, banues në fshatin Kozare-Delvinë. Arrestimi i tij u krye në flagrancë pasi në varrezat e fshatit Çlirim, iu gjetën rreth 33-bimë narkotike Canabis-sattiva me lartësi deri në 11 cm, të mbjella nga shtetasi i mësipërm në bashkëpunim me vëllain e tij. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij (vëllai), shtetasi, Viktor Mustafa Çako, 22-vjeç. Për veprën penale  "Kultivimi i bimëve narkotike në bashkëpunim"
Policia asgjësoi bimët narkotike me djegie dhe po punon për kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim.
-Elbasan, kapet i kërkuari pë kultivim narkotikësh-
Policia e Elbasanit ka kapur dhe ndaluar një person të shpallur në kërkim për Prodhim dhe Shitje të Narkotikëve. Konkretisht policia ka prangosur, Alkond Bengasi, vjeç 30, banues në fshatin Kusarth. Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka lënë në fuqi vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të cilit i kanë mbetur për të kryer dënimin dhe 2 vjet e 3 muaj e 8 ditë burg, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e Narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.