Kultivoi 254 bimë kanabisi në fshatin Kapedanaj, shpallet në kërkim 34-vjeçari nga Durrësi

Kultivoi 254 bimë kanabisi në fshatin Kapedanaj, shpallet në kërkim 34-vjeçari nga Durrësi

Kanabisi i kultivuar

Durrës - Një 34-vjeçar i identifikuar si A.Gj., është shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Kapedanaj, Ishëm, në një sipërfaqe toke, pronë private, janë gjetur të kultivuara 254 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. 

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi A. Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm. Strukturat e Policisë vijojnë punën për kapjen e shtetasit A. Gj., si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?