Kultivoi drogë në oborrin e banesës, “Territori i pastër" prangos të dyshuarin në Gjirokastër! I gjenden dhe 2 kg hashash

Gjirokastër- Kultivoi parcelë drogë në oborrin e banesës së tij dhe mbante sasi lënde narkotike për shitje, arrestohet autori i dyshuar.

Policia e Gjirokastrës konfirmoi sot finalizimin e një hetimi dhe ndjekjeje, në kuadër të operacioneve të koduara “Territor i pastër” dhe "Tempulli", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e  narkotikëve. 

Kanabisi i mbjellë në oborr

Ndërhyrja u bë në zonën e lagjes së njohur si "SMT", teksa u sekuestruan edhe 2 kg hashash në gjendje të tharë dhe që do trafikohej. Policia tha se i arrestuari me inicialet D.B., rreth 50 vjeç, është person me precedent të mëparshëm penalë, për armëmbajtje pa leje.

“I dyshuari akuzohet se në lagjen "SMT", Gjirokastër, ku dhe banonte, ka kultivuar në oborrin e banesës së tij disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan”, tha policia vendore.

Teksa më tej shtoi se “në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa”.

Hashashi i sekuestruar

Dosja për këtë rast i kaloi prokurorisë lokale për veprime të mëtejshme, për veprat penale “kultivimi i bimëve narkotike” dhe “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Aksidenti tragjik dje tek 'Kryqëzimi i Triportit', policia arreston drejtuesin e automjetit që dyshohet si shkaktar

Vlorë/ Aksidenti tragjik dje tek 'Kryqëzimi i Triportit', policia arreston drejtuesin e automjetit që dyshohet si shkaktar