Nesër në Brooklyn gjyqi ndaj 'El Chapo', një prej trafikantëve më famëkeq të drogës të të gjitha kohërave 

Nesër në Brooklyn gjyqi ndaj 'El Chapo', një prej trafikantëve më famëkeq të drogës të të gjitha kohërave 

El Chapo

Pseudonimi i tij përkthehet “I shkurtri” por gjithçka që ka lidhje me Joaquin "El Chapo" Guzman Loera është gjigande.

Më datë 13 nëntor do të zhvillohet gjyqi ndaj Joaquín Guzmán Loera, një prej trafikantëve më të rëndësishëm të drogës të të gjitha kohërave.

“El Chapo”, 61 vjeç, akuzohet për 17 akuza të ndryshme, për kalimin e më shumë se 155 tonëve kokainë në SHBA – pa llogaritur drogat e tjera - dhe mbajtjen e pushtetit të grupit ‘Sinaloa Cartel’ përmes vrasjeve, rrëmbimeve dhe torturave.

61-vjeçari ka mbërritur në SHBA që në janar 2017 dhe prej thuajse një viti pret gjyqin ndaj tij.

"Ajo që e bën kaq të madhe këtë gjyq është i pandehuri", tha Jodi Avergun, një ish-prokuror federal në Brooklyn dhe ish-zyrtar në Agjencinë e Shtetit Amerikan për Luftën kundër Drogës. "Ai është lordi më i rrezikshëm i drogës që është sjellë ndonjëherë për t’u gjykuar në Shtetet e Bashkuara".

Ndërkohë avokatët e tij do të luftojnë ndaj 17 akuzave të ndryshme gjatë këtij gjyqi. Ata pritet që të pretendojnë se klienti i tyre është thjesht një pjesëtar në kartelin meksikan të drogës dhe se D.E.A. ka përdorur taktikat e saj, për të përdorur fjalët e “El Chapos” kundër tij.

"Unë furnizoj heroinë, metamfetaminë, kokainë dhe marihuanë më shumë sesa kushdo tjetër në botë. Kam një flotë nëndetësesh, aeroplanësh, kamionësh dhe anijesh", mburrej ai gjatë një interviste me Rolling Stone të vitit 2015. Intervistë kjo që u bë nga aktori Sean Penn para bosi i drogës të arrestohej në Meksikë.

Guzman ndihmoi në transformimin e Sinaloa Cartel  në organizatën më të madhe të trafikimit të drogës në botë. Mijëra anëtarë të saj prodhuan dhe importuan sasi shumë tonëshe të heroinës, metamfetaminës dhe marihuanës në Shtetet e Bashkuara për të gjeneruar më pas miliarda dollarë fitime. Shumica e drogës transportohej me anë të tuneleve nën kufirin e SHBA-ve me Meksikën. Kontrabanda e drogës nga Meksika u bë shumë e sofistikuar në kohën e tij. Kjo pasi ai përdori mizorinë dhe dinakërinë e tij për të konsoliduar fuqinë mbi kartelin. Përveç drogës, udhëheqësit e tjerë të ‘Sinaloa Cartel gjithashtu punonin si ‘qërues hesapesh’  dhe kryenin qindra veprime të dhunshme ku edhe përfshihen vrasjet, sulmet, rrëmbimet dhe aktet e ndryshme të torturës.

 Shkruhet në aktakuzën prej 28 faqesh

Prokurorët e pranishëm në sallë, do të pyesin edhe mbi një incident të ndodhur në vitin 2006, ku vetë Guzman dyshohet se ka marrë në pyetje dy anëtarë të një karteli rival.

Pasi kishte ngrënë darkë me ta, ai i kishte rrahur dhe pastaj i kishte qëlluar të dy në kokë. Më pas ai kishte urdhëruar që të hapej një vrimë në tokë dhe të ndizej një zjarr. Viktimat u hodhën në zjarr dhe më pas u varrosën.

Dëshmitarë të shumtë bashkëpunues do të thirren nga prokurorët, por identitetet e tyre janë mbajtur të fshehtë për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre.

Këtu është sfida jonë më e madhe pasi i pandehuri i ka vënë qëllim vetes për të pikasur bashkëpunëtorët e drejtësisë. Në këtë rast, kur rreziqet janë kaq të mëdha, do të na duhet që t’i zgjedhim dëshmitarët tanë me shumë kujdes.

Andrew Porter, ish-prokuror federal

Prokurorët gjithashtu kërkuan që të përdorin intervistën që Guzman ka bërë për t'iu përgjigjur pyetjeve nga aktori Penn dhe aktorja Kate del Castillo.

Në intervistë, Guzman u tha aktorëve se ka filluar që të kultivojë dhe të shesë drogë që kur ishte 15 vjeç.

U rrita në një fermë dhe mënyra e vetme që të kisha para ishte që të rrisja lulëkuqe dhe marihuanë. Që 15 vjeç fillova ta kultivoja dhe ta shisja.

El Chapo

Edhe pse ai u arrestua në vitin 1993 dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie, edhe pse pas hekurave ai vazhdoi të sundonte tregun e drogës nga burgu. Madje thuhet se ishte në gjendje që t'i jepte ryshfet rojeve për ta liruar. Ai u kap në vitin 2001 teksa po përpiqej që të arratisej me një karrocë lavanderie.

Por arratisja e tij më dramatike ishte në vitin 2015, ku nga një burg i Meksisës kishte gërrmuar nën qelinë e tij të burgut milje të tëra tunele nëntokësore.

Arratisjet, dëshmitarët dhe provat e tjera do të tregojnë se ai ka qënë kreu i një prej karteleve më të mëdha të drogës në histori.

Andrew Porter, ish-prokuror federal

Juria, që do të gjykojë meksikanin u përzgjodh vetëm tre ditë para gjyqit dhe përbëhet nga shtatë gra dhe pesë burra. Guzman do të përballet me dënim të përjetshëm nëse do të shpallet fajtor për të gjitha akuzat kundër tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë