GJIROKASTËR- Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë ndaluar 23-vjeçarin, Rahim Mema, banues në Memaliaj.
Dy ditë më parë gjatë një kontrolli në banesën e tij, iu gjetën 7.5 kg kanabis dhe bimë narkotike të kultivuara.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër
Nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
- Rahim Mema, 23 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër më datë 25.09.2018 ka dërguar urdhërin e ndalimit sepse gjatë kontrollit në banesën e tij ju gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike dhe 7.5 kg lëndë të dyshuar si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 284 dhe 283/1 i Kodit Penal.