Kultivonte lëndë narkotike, pranga 45-vjeçarit në Fier, në banesë iu gjetën 23 kg kanabis

Kultivonte lëndë narkotike, pranga 45-vjeçarit në Fier, në banesë iu gjetën 23 kg kanabis

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar në Fier u arrestua pasi në banesën e tij u gjet një sasi prej 23 kg kanabis dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e shtëpisë së tij.

Në kuadër të operacionit të koduar "Vjeshta", policia ndërhyri në shtëpinë e tij ku gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike.

Policia vuri në pranga 45-vjeçarin me iniciale E.B., banues në Cakran të Fierit.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 45-vjeçarit me iniciale E.B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 23 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe disa bimë cannabis të kultivuara në oborrin e banesës" - njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja