TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 59 vite e 6 muaj burg 6 anëtarë të një grupi kriminal të cilët mbushën Shkodrën me kanabis. Ky grup u godit në vitin 2023 dhe kishin kultivuar 10 mijë rrënjë kanabisi në fshatrat Kir dhe Pult.
Të gjithë anëtarët e grupit do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Konkretisht Arben Shpati është dënuar me 13 vite burg, por përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 8 muaj e 8 vite burg. Për Pavlin Spatin, GJKKO dha 10 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 7 vite burg.
Për 3 anëtarët e tjerë të grupit, Aleksandër Rrasa, Jeton Kacoli, Kristjan Plepaj, GJKKO dha nga 12 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar do të vuajnë nga 8 vite burg.
Të pandehurit kanë bashkëpunuar duke vepruar në formën e grupi kriminal ku secili kishte rolin e tij, nga sigurimi i farave narkotike deri në kultivimin, prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










