Kultivuan lëndë narkotike në një pronë publike, arrestohen babë e bir në Krujë

DURRËS- Babë e bir janë arrestuar në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasit Luan Loci, 46 vjeç dhe K. Loci, 17 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Zallë, Krujë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanët e dyshuar cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një pronë publike.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Talebanët përjashtojnë vajzat nga shkollat e mesme afgane