Kultura italiane, Veneziani:
Shqiptarët të marrin më të mirën

Kultura italiane, Veneziani: <br />Shqiptarët të marrin më të mirën
TIRANE - Unë shpresoj që të rinjtë dhe shqiptarët në përgjithësi të marrin nga kultura kontemporane italiane atë çka është më pozitive. Kështu është shprehur për televizionin A1Report drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Fulvia Veneziani.

E pyetur nga gazetari Indrit Maraku se sa ka arritur të depërtojë kultura italiane gjatë këtyre viteve të tranzicionit dhe të influencojë kulturën shqiptare, Veneziani shprehet:

“Sa shumë, nuk e përcaktoj dot. Do të më vinte keq që kultura italiane, përmes televizionit, të jepte shembullin e gjuhës së ashpër apo trajtimit si mall të trupit të gruas, të teminave që vezullojnë por që mbrapa nuk kanë asgjë. Do më pëlqente që puna që bëjmë këtu të shërbejë si shkëmbim informacioni dhe kulturash”

Në fokus të intervistës me Fulvia Venezianin ishte edhe certifikimi i gjuhës italiane për çdo person që dëshiron të studiojë në Itali. Afati për regjistrimin pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Është deri më 19 janar.

Drejtoresha Fulvia Veneziani shpjegoi për Televizionin A1Report se kush dëshiron që të arrijë nivelin e kërkuar ka në dispozicion një seri kursesh me personel të kualifikuar, që zhvillohen në shumë qytete të vendit. Veneziani tregon se studentët e këtyre kurseve shkojnë nga mosha 11-12 vjeç e deri te më të moshuarit që kërkojnë të mësojnë gjuhën pasi kanë fëmijët në Itali.

“Ne i këshillojmë të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në Itali që të regjistrohen pranë nesh një vit para diplomës së pjekurisë, jo vitin e diplomës. Pasi certifikimet bëhen pak a shumë nga dhjetori në mars dhe nëse do që të vendosësh edhe certifikatën e gjuhës mes dokumenteve universitare, duhet të zhvillosh kurset në kohë. Ky është një apel që të mos e lenë për në fund. Pasi na ndodh që vijnë të rinj që nuk e njohin italishten por në janar apo shkurt thojnë: unë dua të shkoj të studioj në Itali”, u shpreh Veneziani.

Dera e Institutit Italian të Kulturës mbetet e hapur edhe për ata student apo emigrantë që kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri por që kërkojnë të qëndrojnë në kontakt me kulturën e vendit ku kanë jetuar për vite.

“Kryefjala për ne është mikpritje. Kemi një bibliotekë shumë të pasur që përpiqemi të përditësojmë vazhdimisht. Kemi edhe vidiotekën. Këto shërbime - që janë falas për italianistët, për profesorët dhe studentët e italishtes - janë me pagesë për të tjerët, por abonimi kushton 20 Euro në vit. Dhe pastaj kemi një seri të gjatë aktivitetesh kulturore që zhvillojmë çdo vit, pjesa më e madhe falas”, tha Veneziani.

Një tjetër prej shërbimeve që ofron Instituti Italian i Kulturës është edhe ai i përkthimit cilësor të dokumenteve apo materialeve të tjera.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz