Dalin sot përpara gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë 7 të miturit e arrestuar pas protestës së zhvilluar më datë 10 shkurt në Tiranë e organizuar nga Partia Demokratike.

 Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.

Protesta e 10 shkurtit, ashtu si dhe të tjerat e zhvilluara nga PD identifikohen me dhunën e përdorur ndaj forcave të rendit e godinave të shtetit. Në total policia ka arrestuar 21 persona, shumica prej të cilëve rezultojnë me të njëjtin precedent penal, të arrestuar më parë për dhunë e ushtruar në tubimet e Partisë Demokratike.

Lajmi në përditësim...