Fier- Policia e Fierit ka goditur një rast prostitucioni në qytetin e Fierit. Në pranga kanë rënë dy të huaja: një 30 vjeçare nga Kazakistani dhe një 31-vjeçare nga Turqia.

Assiya Amanbek dhe Yekaterina Yeryomenko kishin marrë me qira një banesë në këtë qytet dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Si provë materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, si dhe 5 celularë.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda speciale, për një rast prostitucioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, arrestuan shtetaset:

-Y. Y., 30 vjeçe, banuese në Kazakistan dhe A. A., 31 vjeçe, banuese në Turqi.

Këto shtetase kishin marrë me qira një banesë në qytetin e Fierit dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 euro dhe 29 000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.