Kultura në Tiranë, Klubi i Librit
i radhës

Kultura në Tiranë, Klubi i Librit<br />i radhës<br>
Kryeqyteti jonë mban brenda vetes vatra të ndryshme kulturore, të pavarura nga autoritetet përgjegjëse për kulturën në vendin tonë.

Një vatër e tillë është organizata ndërkombëtare, filozofike dhe kulturore “Akropoli i Ri.” Brenda morisë së aktiviteteve që ofrohen, disa të rinjë vendosin të bëjnë diçka ndryshe me kohën e tyre, duke i dhënë vlerë përmes aktiviteteve kulturore siç është, në rastin tonë, Klubi i Librit. Klubi i Librit i Qendrës përkatëse zhvillohet çdo muaj që prej gati dy vitesh.

Klubi i Librit i rradhës, do të zhvillohet sot (18.02.2018) në orën 18:30 me audiencë të hapur dhe pjesëmarrje të lirë. Vepra që do të analizohet në këtë takim do të jetë “Një Kënaqësi e vetmuar”, shkruar nga autori Albert Kamy, e radhitur si një ndër veprat e cila shpreh në mënyrën më origjinale idetë e autorit mbi, njeriun, Botën dhe artin.

Në këtë vepër Kamy mban fjalimin e tij tek çmimet Nobel ku shpalos përtej filozofisë së “absurdit” idetë e tij mbi artistin, detyrën e tij në shoqëri, konceptin e lirisë, peshën historike të brezit të tij dhe universalitetin e artit në raport me idetë themelore që “përshkruajnë” qenien njerëzore. 

Adresa e qendrës:
Rr. Thanas Ziko (pranë Vilës Goldi), Vila 86
Cel: 0696675595

 

d.gj/ Shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi