Kulturë e re, mbetjet, jo vetëm
në një kosh por në 4 të tillë 

Kulturë e re, mbetjet, jo vetëm<br />në një kosh por në 4 të tillë 
Nga sot fillon një epokë e re në pastrimin, mbledhjen dhe menaxhimin të mbetjeve për Tiranën.

Për herë të parë, Tirana do të nisë të bëjë diferencimin e mbetjeve që në burim, çka do të thotë se, në të gjithë Tiranën do të instalohen kontejnerë moderne, të ndarë sipas 4 kategorive të mbetjeve.

Përmes një broshure nga Bashkia e Tiranës është bërë më dije inisiativa më e re, e ndarjes së mbetjeve në burim, çfarë do të sjellë një Tiranë më të pastër, ku ndryshimi sigurisht që nuk mund të vijë vetëm nga institucionet, por nga vullneti dhe dëshira e gjithsecilit prej nesh për të pasur një qytet më të pastër.

Këto broshura kanë filluar të shpërndahen në çdo shtëpi në Tiranë, për të sensibilizuar qytetarët që të në ndjekin këtë inisiativë të re që pa dyshim do të sjellë rezultate pozitive.

Memorandumi i lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe Bashkisë së Veronës parashikon krijimin e një ndërmarrjeje publike (Sha) të përbashkët të quajtur EcoTirana (në raport bashkëpunimi 51% Bashkia Tirane, me 49% Bashkia Veronës), që do të sjellë mundësi reale për të ndërhyrë fillimisht në skemën aktuale të këtij shërbimi, duke ofruar së pari ristrukturimin e parkut të mjeteve që do të garantonin një shërbim shumë më të kualifikuar në të gjithë treguesit, duke përmirësuar në këtë mënyrë treguesit mjedisorë mjaft të rëndësishëm në këtë proces.

broshura
broshura
   (Broshurat)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike