TETOVË- Universiteti Shtetëror i Tetovës ka njoftuar anulimin e ceremonisë për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për kryeministrin Edi Ramën dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
USHT njofton se shtyrja e ceremonisë do të bëhet për një afat të pacaktuar. Shkak i anulimit është bërë situata e vështirë me të cilat po përballet Kumanova.
Njoftimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës
Të nderuar, Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen. Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’ju njoftojë paraprakisht”, citohet në deklaratën e Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com