Xhafer Zymberi është raportuar nga mediet si një prej personave që dyshohet të jetë vrarë nga forcat maqedonase në Kumanovë. Mirëpo familja e tij nuk di ende asgjë për të. E tëra që dinë ata janë lajmet që kanë lexuar nëpër media të ndryshme pasi që as qeveria maqedonase e as ajo kosovare nuk i kanë njoftuar për asgjë të vetme.
Madje Djali i Xhafer Zymberit për zeri.info, ka thënë se babai i tij është nisur për Shqipëri para dy javëve dhe që nga ajo kohë nuk ka kontaktuar më.
Ai shton se babai i tij nuk ka pasur kurrfarë lidhje me Maqedoninë e as që e ka përmendur ndonjëherë problemin e shqiptarëve atje. Sidoqoftë si familje duke qenë se informacioni i vetëm që kanë për të janë prej mediumeve dhe janë të shqetësuar për informatat që ato po plasojnë.
“Ati im para dy javëve më ka thënë se po shkoj deri në Shqipëri dhe që nga ajo kohë më nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të, deri sa e pamë në lajme për të në Maqedoni. Të them të drejtën këto janë lajme shqetësuese për familjen se nuk dimë as ne diçka të saktë. Ai është nisur për Shqipëri dhe asgjë tjetër nuk dimë.
/Shqiptarja.com