Kumanova, ja shqiptari që erdhi
nga Shqipëria e luftoi me UÇK
Gruaja e 

Kumanova, ja shqiptari që erdhi<br />nga Shqipëria e luftoi me UÇK<br />Gruaja e 
MAQEDONI - Në mesin e 30 personave të arrestuar pas sulmit në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë të Maqedonisë është dhe një shqiptar nga Shqipëria. Sipas mediave maqedonase Genc Sefa është shqiptari i arrestuar gjatë aksionit në Kumanovë, pjesëtarë i Ushtrisë Clirimtare Kombëtare. Nga hetimet e para të autoriteteve maqedonase Sefa ka qëndruar për një kohë të gjatë në Gjermani. Genc Sefa është nga Lushnja, por jeton në Ferizaj të Kosovës.

Nga Tirana zyrtare ende nuk ka asnjë të dhënë për Genc Sefën. 

genc sefa
Ne foto: Genc Sefa i fotografuar nga policia maqedonase pas arrestimit

Gjykata 30 dite burg grupit te armatosur
Ndërkohë Gjykata e Shkupit ka vendosur masën e arrestit me burg për 30 ditë për të arrestuarit e aksionit të Kumanovës. 

18 pjesëtarë të këtij grupi të armatosur sipas Gjykatës janë shtetas të Kosovës, 2 pjesëtarë shtetas të Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm në Kosovë dhe 9 shtetas të Maqedonisë. 

Të dyshuarit akuzohen për terrorizëm, pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe për mbajtje të armëve luftarake. 

Nga ana tjetër prokurori i çështjes ka nxjerrë një dekret për autopsi të të gjithë personave të vdekur.

Kumanova, policia nxjerr 2 video të grupit të UÇK, dyshime për montazh
Policia maqedonase ka publikuar mbrëmjen e së dielës një video të dytë të personave të arrestuar nga grupi i të armatosurve. Ata ndodhen brenda komisariatit të policisë ndërsa sipas procedurave fotografohen nga efektivët. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që kanë marrë përgjegjësinë për konfliktin e armatosur që shpërtheu të shtunën në Kumanovë, shfaqen në këtë video me uniforma ushtarake që mbajnë stemën e UÇK-së. Në fytyrat e disa prej tyre duken edhe dëmtime të marra gjatë përleshjes së dhunshme me policinë.



kumanove

Mediat maqedonase folën për një gafë të policisë në videon e parë të postuar me  të dorëzuarit nga grupi i të armatosurve, ku shfaqet diçka e dyshimtë sipas tyre. Në sekondën e tetë të videos polici që urdhëron të arrestuarin të rrotullohet për tu fotografuar, duket se ka të veshur një rrobë të bardhë, e njëjtë me atë që një prej të armatosurve shfaqet teksa është arrestuar nga policia maqedonase. Këto pamje sipas mediave, shtojnë dyshimet se video është një montazh. 

kumanove
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani