TIRANË - Reagime të ndryshme kanë ardhur nga liderët botërorë për ngjarjen në Kumanovë, po ajo që bëri më shumë përshtypje ishte dhe reagimi i Athinës.
Zëvendës ministri i jashtëm grek kritikoi qeverinë maqedonase, ndërsa tha se mos zbatimi i Marrëveshjesë së Ohrit solli këtë situatë.
Euro komisari për zgjerim, Johanes Han, sot deklaroi përsëri për krizën në Maqedoni dhe për ngjarjet në Kumanovë.
“Kjo ngjarje nuk duhet të përdoret për krijimin e tensioneve të reja ndëretnike në Maqedoni”. Ky ishte apeli i Komisionerit të BE-së, Johanes Hahn gjatë një konference për mediat në Bruksel.
“Të gjithë ne jemi të shqetësuar për atë që ka ndodhur gjatë fundjavës në Maqedoni. Ky ngjarje nuk duhet ta shmang vëmendjen nga situata e brendshme politike shumë serioze, ne kërkojmë nga qeveria dhe nga partia opozitare që të fillojnë bisedimet”, theksoi komisioneri Hahn.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar bashkëpunim mes Shkupit dhe Prishtinës. Zyrtari më i lartë i NATO-s tha se duhet një hetim trasparent.
Prishtina gjithashtu ka kërkuar sqarim të ngjarjeve në Kumanovë. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa kërkojnë hetim transparent e të besueshëm, ndërsa theksojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit
Lideri i opozitës maqedonase i cili ka qenë edhe i pari politikan që ka vizituar lagjen e Trimave, Zoran Zaev ka deklaruar se ka pasur dëshmi qeveria ka qenë në dijeni për grupin e armatosur para dy vitesh.
Në një deklaratë nga partia shqiptare në qeveri, theksohet do dëmshpërblehen të gjithë banorët për dëmet e shkkaktuara. Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se do angazhohet që procesi hetimor të jetë transparent.
Në deklaratën e tij, Ban Ki-mun tha se ishte i alarmuar nga përleshjet në qytetin verior Kumanovë dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të “bashkëpunojnë për ripërtëritjen e qetësisë dhe për hetimin e plotë të ngjarjeve në mënyrë objektive dhe transparente”.Më tej, ai ka kërkuar që të involvuarit të tregojnë “përmbajtje maksimale dhe t’i shmangen retorikës ose aksioneve që mund të përshkallëzojë në tensione të mëtejshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

BDI: Ngjarjet jo në interes të kombit Angazhohemi për hetim transparent
Majko: Ndërkombëtarët të ndërhyjnë">