Banorët shprehen se policia ndalon e më pas pyet çdo person që kalon në rrugë duke ushtruar mbi ta edhe kontrolle.
“Isha duke kaluar me djalin tim. Po ecnim normalisht kur ma ndaluan djalin dhe ma futën në makinën e policisë. Djali nuk beri asgjë që të mund ta merrte policia. Ne ishim në punën tonë,” – shprehet një banore.
Një tjetër banor i zonës shprehet se atë e ka ndaluar policia duke e kontrolluar.
“Kisha dalë nga shtëpia dhe po kaloja rrugën. Më ndaloi policia dhe më pyetën nëse kisha apo jo gjë me vete. I thashë që nuk kam asgjësendi me vete por ata vazhdonin të më pyesnin e të më kontrollonin. Dyshonin se kisha ndonjë gjë me vete, pavarësisht se u thashë që s’kisha asgjë ata prap më kontrolluan,” – shprehet ai.