Me nismë të Ministrisë së Kulturës po përgatitet një projekt që është në fazën e studimit për restaurimin këtij parku, restaurimet për të cilin kanë dështuar ndër vite. Janë dëmtuar Trapezaria, Kisha mesjetare si dhe portiku. Edhe Amfiteatri 2400-vjeçar në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ka pësuar herë pas here dëmtime nga rrëshqitjet e tokës. Në buxhetin e MK-së për vitin 2014 është parashikuar edhe një zë për restaurimin e Manastirit tё Shёn Mёrisё nё Apolloni me një fond investimi të huaj prej 109 milionë lekë që do të ndahet në dy faza..
Sipas rekomandimeve të inxhinierëve, të cilat nuk janë marrë në konsideratë, poshtë themelit të godinës së portikut lindor, të hiqet shtresa me veti të dobëta gjeoteknike dhe të zëvendësohet me një shtresë tjetër me veti me të mira gjeoteknike si dhe në zonën e teatrit të ndryshohet metoda e gërmimit nga poshtë-lart me metodën nga lart-poshtë. Apolonia funksionon si Park Arkeologjik Kombëtar që në vitin 2005.
Shkrimi u publikua sot (18.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)