Kumbaro: Amatorët të rrinë
larg trashëgimisë kulturore
Reforma e trashëgimisë kulturore do të fillojë nga Drejtoritë Rajonale në gjashtë qytete, aty ku dhe është përqendruar numri më i madh i monumenteve të kulturës.
TIRANE- Reforma e trashëgimisë kulturore do të fillojë nga Drejtoritë Rajonale në gjashtë qytete, aty ku dhe është përqendruar numri më i madh i monumenteve të kulturës. Këto janë Shkodra, Vlora, Korça, Durrësi, Berati dhe Gjirokastra. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shkruar në facebook, duke theksuar, se për këto drejtori kërkohen profesionistë. “Drejtoritë rajonale të Kulturës do të marrin vëmendjen që s’e kanë patur! Administratorët lokalë të trashëgimisë kanë nevojë të profesionalizohen, nuk ruhet e as zhvillohet trashëgimia me amatorizëm e indiferentizëm, por me përkushtim e ndërgjegje.
Kush ka mendje tjetër të rrije larg trashëgimisë kulturore!!!”, ka shkruar Kumbaro. Nga Ministria e Kulturës pas reduktimit nga 9 në 6 të numrit të drejtorive, në faqen e MK-së online janë shpallur konkurset për Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër. Kandidatët që do të marrin pjesë në konkurs duhet të paraqesin një platforme për menaxhimin territorial të Trashëgimisë Kulturore të zonës në juridiksion te saj.
Kandidati duhet të paraqesë dokumentet brenda datës 14 shkurt pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës. Kandidatët duhet të kenë, përvojë të paktën 10-vjeçare pune në fushën e trashëgimisë kulturore, të ketë përvoja në menaxhim e drejtim të institucioneve kulturore, të ketë kualifikime e përvoja ndërkombëtare.
Problemet e mbartura Jo pak herë specialistë të ndryshëm kanë akuzuar Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, që ishin nën varësi të Ministrisë së Kulturës si drejtori me pak specialistë, për punësim të militantëve ndër vite dhe duke pasur një mungesë të theksuar të profesionistëve të trashëgimisë kulturore. Shpëtimi i trashëgimisë kulturore nga keqmenaxhimi dhe nga dëmtimet, siç është pohuar më herët nga drejtues të dikasterit ministror “është prioritet i Ministrisë së Kulturës, e cila ka hartuar politika për të ndryshuar këtë gjendje, ku nuk mungojnë jo vetëm ndryshimet në buxhet, por tashmë priten edhe në struktura”.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
44%
-
Njësoj
23.4%
-
Më keq
32.7%
Vota total: 398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45
-
Rama ‘idhnoi’ opozitën, patriotët e ‘Detit’ dhe 'Kryqit të Artë grek’
31 Korrik, 21:18
-
Operacioni ‘Revanshi’/ Autoritetet në Dubai thonë se kanë ndaluar Marklen Hakën! Policia shqiptare i dërgon të dhënat biometrike
31 Korrik, 21:06
-
Grupi i PD-së: Jemi në një linjë me presidentin për mikrokreditë! Gjetjet t'ia dërgojë SPAK, të gatshëm për Komision të Posaçëm në Kuvend
31 Korrik, 21:02
-
Shpërthen zjarri në Romë në kodrën Monte Mario/ Flakët pranë studiove të Rai-t! Evakuohen disa banesa! U ndërpre transmetimi direkt
31 Korrik, 20:56
-
Dita e parë në detyrë përballë zjarreve/ Ministri Vëngu në fshatin Luzat të Tepelenës, shpëtohet një shtëpi nga flakët: Kemi kërkuar bashkëpunimin e banorëve
31 Korrik, 20:56
-
Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris
31 Korrik, 20:26