Kumbaro: Do të rishikojmë Ligjin 
për Artin dhe Sponsorizimet

Kumbaro: Do të rishikojmë Ligjin <br />për Artin dhe Sponsorizimet
TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndodhet këto ditë për një vizitë në SHBA, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të mbajtur një ligjëratë në Ditën e posaçme të Asamblesë kushtuar “Kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm”. Ministrja Kumbaro e konsideron privilegj, por dhe përgjegjësi të madhe angazhimin në këtë Ministri. Në një intervistë për gazetën “Illyria” ministrja e Kulturës Kumbaro është shprehur se “Jam e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-s për të mbajtur një ligjëratë në Ditën e posaçme të Asamblesë kushtuar “Kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm”.

Ndjehem e nderuar që përfaqësoj qasjen e qeverisë shqiptare lidhur me mundësitë e zhvillimit që ofron Shqipëria përmes kulturës”. Në këtë tubim të rëndësishëm marrin pjesë shumë ministra kulture nga vende të ndryshme dhe shkëmbimet dypalëshe janë gjithashtu një tjetër pjesë e axhendës. Ministrja e Kulturës shprehet se vizita e saj është edhe një rast  për t’u takuar me përfaqësues të nderuar të Diasporës në mbrëmjen Albania Success Stories, ku ishte e ftuar. Gjithashtu Kumbaro pohon se do bëj takime me partnerë të rëndësishëm bashkëpunimi siç janë drejtuesit e lartë të Fondit Amerikan të Zhvillimit në Nju Jork me të cilët kemi nisur disa projekte në fushën e trashëgimisë.

Ministrja Kumbaro në intervistën “Illyria” të Nju Jorkut rikujton sërish borxhet e akumuluara në vite në institucionet e kulturës, për të cilat shprehet se sot po i paguajmë dhe që rëndojnë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, pa sjellë asnjë cilësi dhe asnjë vlerë.” Ministrja e Kulturës deklaron se “Nuk e fsheh që financat i gjetëm edhe më të dobëta nga ç’mendoja. Arkën e gjeta, jo vetëm bosh, por me një borxh shumë të madh. Dhe ky vit i parë është i vështirë, por ndërsa po menaxhojmë me shumë ekonomi buxhetin që kemi, po ndërtojmë partneritete të mira sidomos në fushën e trashëgimisë me donatorë e organizata të tjera”.

Ministrja Kumbaro beson se reformat në institucione do ta ndihmojnë. Ajo shprehet se “Nga ana tjetër, ne parashikojmë të rishikojmë ligjin për Artin dhe ligjin për Sponsorizimet me qëllim rritjen e këtyre burimeve, që do të plotësojnë buxhetin publik.” Duket se ministrja Kumbaro është optimiste në fjalën e saj ndërsa thotë se “Ne kemi një pasuri të mrekullueshme në trashëgimi, vlera shpirtërore të rralla dhe energji njerëzore të jashtëzakonshme. Jam e sigurt se me këto cilësi Shqipëria ka të gjitha arsyet që të jetë krenare krah vendeve të tjera të qytetëruara”.

Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)