Kumbaro hedh firmën e fundit si ministre e Kulturës: Krenare për këtë vendim, faleminderit Ramës që e miratoi

Kumbaro hedh firmën e fundit si ministre e Kulturës: Krenare për këtë vendim, faleminderit Ramës që e miratoi

Ministrja e Kulturës ende në detyrë Mirela Kumbaro

Ministrja e Kulturës ende në detyrë Mirela Kumbaro, me anë të një fotoje ka treguar vendimin e fundit që ajo ka marrë në krye të postit.

Bëhet fjalë për krijimin e Qendrës Kombëtare të Leximit të Librit, vendim për të cilin Kumbaro shkruan se është krenare.

“Faleminderit skuadrës së Kulturës që e krijoi dhe Qeverisë dhe kryeministrit Rama, që e miratoi sot. Faleminderit të gjithë miqve që mbështesin Lëvizjen Kombëtare për Lexim”, shton ndër të tjera Kumbaro.

Ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare, do të miratohen dekretet për lirimin dhe emërimin e ndryshimeve në qeveri.

POSTIMI I PLOTË:

Krenare qe sot hedh firmen e fundit si Minister i Kultures ne kurorezimin e nje pune 2vjeçare:

Krijohet Qendra Kombetare per Librin e Leximin

Shqiperia, njesoj si Franca, Italia dhe jo vetem, do te kete nje institucion te dedikuar per politikat e programet e Librit, Leximit, Krijimtarise, Edukimit permes Emancipimit te Mendjes!

Faleminderit Skuadres se Kultures qe e krijoi dhe Qeverise dhe Kryeministrit Rama, qe e miratoi sot

Faleminderit te gjithe miqve qe mbeshtesin Levizjen Kombetare per Lexim

Ta gezojme

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë