Kumbaro hedh poshtë projektin për
dhënien me qira të kalasë së Lezhës

Kumbaro hedh poshtë projektin për<br />dhënien me qira të kalasë së Lezhës
TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka hedhur poshtë projektin për dhënien me qira të kalasë së Lezhës dhe të disa monumenteve të tjera, me qëllim përdorimin e tyre nga bizneset private. “Ka pasur një projekt për të ndërtuar hotel dhe disa ambiente të tjera në kalanë e Lezhës dhe sot nuk ka asnjë hotel të tillë, sepse nuk është avancuar ky projekt. Ai është në fazë rishqyrtimi. Unë isha vetë në kalanë e Lezhës para një jave.

Nuk ka nisur asnjë punim, sepse nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar për atë projekt”, tha zonja Kumbaro. Por, ndërsa gjatë kësaj kohe, trashëgimia kulturore është në qendër të vëmendjes për sa i takon investimeve, mirëmbajtjes dhe restaurimit, ministrja e Kulturës ka deklaruar se do të shihen rast për rasti të gjitha ndërtimet pa leje. Kalaja e Lezhës ka qenë në listën e monumenteve të kulturës që duhej të jepeshin me qira, me qëllim përdorimin e tyre nga bizneset private, nismë kjo që u morr kur në krye të MTKRS ishte Aldo Bumçi. Gati dy vite më parë, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve paraqiti një projekt për rijetëzimin e monumenteve të kulturës, ku mes tyre ishte dhe Kalaja e Lezhës.

Nisma për dhënien me qira të monumenteve të kulturës u kundërshtua nga specialistë të trashëgimisë kulturore. Ndërkohë, me fillimin e mandatit të qeverisë Rama, që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Territorit, u mor vendimi për pezullimin e dhënies së lejeve të reja ndërtimore, nga të gjitha autoritetet e qeverisjes vendore në të gjitha zonat me rëndësi kombëtare.

Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar