Kumbaro inspekton institucionin
e degraduar të Operës

Kumbaro inspekton institucionin<br />e degraduar të Operës
TIRANE- Ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro, dje ka pasur një ditë të gjatë pune. Pas punëve të orëve të para të mëngjesit, të programuara në Institucionin e Ministrisë së Kulturës, zonja Kumbaro ka shkuar dje paradite të inspektojë Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Shkaku i vizitës së ministres së Kulturës ka qenë të vërejë nga afër gjendjen jonormale, në të cilën ka degraduar Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit. Salla e shfaqjes është mjaft e ftohtë në sezonin e dimrit dhe ky ka qenë një nga problemet më të mëdha që ka shqetësuar spektatorët, të cilët për shumë vite me radhë kanë ndjekur shfaqjen me pallto, xhupa dhe kapuça, dhe as kjo mënyrë nuk i ndihmon dot që mos t’iu ngrijnë këmbët nga të ftohtit, për shkak të qëndrimit mbi një orë pa lëvizur.

Gjatë kësaj periudhe drejtori i operës është përpjekur që të stimulojë ngrohjen, por kjo nuk e rregullon përfundimisht gjendjen. Ministrja e Kulturës, që është informuar që në fillim për gjendjen, premton hapin e parë, rregullimin e mjediseve të institucionit. Gjithashtu në TKOB, në një gjendje të mjeruar dhe jashtë normave të kushteve higjienike, janë banjat dhe dushet për balerinët, të cilët nuk kanë aksesorë të nevojshëm për higjienën dhe janë me dyer të shkatërruara. Degradimi dhe mungesa e lyerjes prej vitesh në mjediset me lagështi i japin Teatrit Kombëtar të Operës një imazh shumë më të ulët nga ajo që arrijnë t’i japin artistët me artin dhe sakrificat e tyre.

Të ftohta dhe plot lagështi janë edhe studiot e pianos, arkivat, etj. Duke vizituar mjediset e institucionit, Ministrja e Kulturës ka vënë re gjendjen e keqe të skenës dhe pasi ka bërë inspektimin e nevojshëm nën shoqërinë e koreografit Ilir Kerni, drejtorit të Teatrit të Operës janë ulur për të diskutuar për projektin. Kudo në ambientin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ministrja e Kulturës, zonja Kumbaro ka vënë re një gjendje degradimi, duke nisur me muret e brendshme, shkallët e konsumuara, perdet e mobiliet. Pas këtij konstatimi, me projektin e ri pritet që t’i ndryshoj faqja institucionit.
 

Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane