Kumbaro intervistë në TV5 Monde
“Për një Shqipëri europiane”

Kumbaro intervistë në TV5 Monde<br />“Për një Shqipëri europiane”
FRANCE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë vizitës së saj në Francë, ishte e ftuar në TV5 Monde, në programin “L’Invitè” (“I ftuari”) me gazetarin e mirënjohur Patrick Simonin. Në intervistën e transmetuar me titrat:“Ministrja e Kulturës Kumbaro, për një Shqipëri europiane”, ajo u shpreh e vendosur në garancinë për integrim që i jep Shqipërisë njohja dhe përhapja e kulturës. “Unë besoj fort se as politika, as ekonomia, nuk munden  të bëjnë atë që mundet ta arrijë kultura”, u shpreh Ministrja Kumbaro, e cila garantoi gjithashtu se Shqipëria është duke punuar fort për të vazhduar procesin e integrimit evropian, një aksion me objektiva të qarta dhe konkrete.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë intervistës me gazetarin Patrick Simonin ne TV5MONDE, u shpreh se “Kultura është një zë i rëndësishëm për integrimin tonë europian dhe ndihmon që Europa të na njohë më thellë dhe më nga afër”, tha Kumbaro. Në këtë intervistë në kanalin më të rëndësishëm francez, i cili transmeton në Evropë, Amerikë Latine, Afrikë, USA, Ministrja Kumbaro theksoi se ajo që mbetet e rëndësishme në këtë moment është tejkalimi i klisheve, dhe ndërtimi i urave të komunikimit nga të cilat përfitojnë të dy palët.

Gjatë viztës së sja ë Frnace ministrja Kumbaro pati edhe një takim me akim me Ministren e Frankofonisë, znj. Yamina Benguigui, ku u theksua se "Shqipëria ëshë një vend frankofon, i cili mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon, duke ndihmuar në krijimin e një hapësirë frankofone për rajonin". Ministrja Benguigui shprehu gatishmërinë e saj për të diskutuar me të gjithë personalitet e larta të vendit  për një stinë të përbashkët kulturore me Shqipërinë.  Në vazhdim të kërkesës që kryeministri Edi Rama i ka drejtuar presidentit francez Francois Hollande për të zhvilluar një stinë kulturore të përbashkët franko-shqiptare në vitin 2016-2017.

Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane