Kumbaro: "Kongreset" në mjerim
Shpëtuam Muzeun nga rrënimi

Kumbaro: Shpëtuam Muzeun nga rrënimi">
TIRANE - Rikonstruksioni i Pallatit të Kongreseve dhe ndërhyrjet në Muzeun Historik Kombëtart, nuk janë ndërmarrë nga qeveria  duke marrë spunto vetëm nga vizita e Papa Franceskut në vendin tonë. Ishte një projekt i parashikuar në kuadër të rehabilitimit të zonave të monumenteve të kulturës, që u përshpejtua me rastin e kësaj vizite…por që u ndikua së tepërmi nga gjendja e degraduar në të cilën ishin shndërruar këto institucione.
 
Ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ne nje konference ku prezantoi kalendarin e aktiviteteve kulturore per pritjen e Papes, parashtroi dhe nevojën qe ekziston për ndryshimet në Pallatin e Kongreseve dhe Muzeun historik.
 
“Qendër Mediatike në Pallatin e Kongreseve..ishte në gjendje të degraduar”
“Në Pallatin e Kongreseve do të vendoset qendra mediatike, rikonstruksioni bëhet sepse këtu nuk ishte vënë dorë prej dekadash, dhe e gjetëm në gjendje të degraduar. S’janë ndërhyrje të përshpejtuara për një ditë, por i mbeten publikut.Do të krijohet qendër mediash me aparaturat e nevojshme, linjat e internetit e të tjera. Kemi pasur fluks akreditimesh. Mbi 400 gazetarë të huaj që janë akredituar, ndërsa kërkesat e reja po menaxhohen, por janë shumë
 
kumbaro

“E shpetuam Muzeun Kombëtar nga disa rrënime”

“Muzeun historik Kombëtar e gjetëm në gjendje të mjeruar, s’ishte vënë dorë në mënyrë absolute në këtë ndërtesë. Ndërhymë në kohë, e shpëtuam ndërtesën nga disa rrënime. Jemi marrë gjithmonë me fasadën por jo me ndërtesën brenda”, u shpreh Kumbaro.

Edhe “Nënë Tereza”, pjesë e planit restaurues të qeverisë”
Kumbaro tha se rehabilitimi i Sheshit “Nënë Tereza” ishte gjithashtu në planet e qeverisë dhe që u përshpejtua nga vizita e Papës.
 
Ajo sqaroi se punimet në shesh po bëhen me bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës, për të është aprovuar një projekt me vlerë rreth 1 milionë dollarë për restuarimin e shatërvanit dhe shkallëve. Pjesa tjetër e punimeve, tha ministrja, është marrë përsipër nga qeveria, si zhvendosja e kolonave, shembja e ndërtesave rrotull universitetit dhe gjelbërimi i sheshit. 

“Rehabilitohet salla VIP në Rinas, Rama takon Papën sa lë avionin”
I pari që do të takojë Papa Franceskun menjëherë me mbërritjen e tij në Rinas do të jetë kryeministri Edi Rama, personi që i ka dërguar personalisht Atit të Shenjtë, ftesën për të vizituar Shqipërinë. Takimi do te zhvillohet ne sallen VIP te aeroportit te Rinasit, e cila i eshte nenshtruar rehabilitimit.

“Rehabilitimi i bërë në sallën VIP të aeroporit të Tiranës, ku takohen  kokë më kokë Rama që pret Papën në zbritjen nga avioni, duke iu përgjigjur kështu ftesës së tij personale”, tha Kumbaro.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris

Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris