TIRANE- Shqipëria dhe Kosova do të nisin konkretisht punën në hartimin e dokumenteve për një bashkëpunim dhe bashkëveprim në fushën e kulturës dhe të trashëgimisë kulturore. Të mërkurën do të zhvillohet në Galerinë Kombëtare të Arteve takimi i dyti në radhë pas atij të mbajtur në dhjetor të vitit 2013 , takim që vjen pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare në Prizren.
Në takim do të diskutohet mbi hartimin e kalendarit të përbashkët kulturor, bashkëpunimin për harmonizimin e legjislacionit dhe bashkëpunimin për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Aktiviteti i parashikuar do të nisë nga ora 11:00 me një takim të përbashkët të delegacioneve, për të vazhduar me takime të veçanta mes krerëve të institucioneve të dy vendeve. Ai do të përfundojë në ora 16:30 me një konferencë të përbashkët për shtyp ku do të publikohen idetë e para konkrete të kalendarit të përbashkët kulturor.
Delegacioni nga Kosova me në krye Ministrin Memli Krasniqi përbëhet nga rreth 20 përfaqësues të institucioneve të artit dhe kulturës e trashëgimisë , të cilët do të priten nga Ministrja e Kulturës Kumbaro, stafi i saj dhe rreth 20 përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë.
Kalendari nis me datën 14 Shkurt, kur Ministrja Kumbaro do të marrë pjesë në hapjen e ekspozitës të Muzeut Marubi në Prishtinë, “Objektivi i lëvizshëm i një arkivi” organizuar nga Fototeka dhe Galeria Kombëtare e Kosovës.
Shkrimi u publikua sot (12.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com