Kumbaro:Mungojnë thesaret e
trashëgimisë, u ekspozuan në Kosovë

Kumbaro:Mungojnë thesaret e<br />trashëgimisë, u ekspozuan në Kosovë
TIRANE- Një pjesë e koleksionit së 260 thesareve të trashëgimisë kulturore që u ekspozuan në Kosovë me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë, mungojnë. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë raportimit në komisionin e Medias ka deklaruar se ka mospërputhje mes proceverbalëve të dorëzimit dhe të kthimit në atdhe të këtij koleksioni. Madje koleksioni i rrallë, ndryshe nga udhëtimi që kanë bërë në muzetë e Italisë, në atë të Kosovës, jo vetëm kanë qenë pa leje por edhe pa polica sigurimi.

Ministrja e Kulturës ka deklaruar se të gjithë institutet e monumenteve në vend do i nënshtrohen një reforme të thellë, ku synohet që të ketë më shumë specialist në terren që verifikojnë situatën. 

Kumbaro, i është përgjigjur interesimit të anëtarëve të komisionit të medias edhe për sa i përket çështjes së shtëpisë së flamurit në Korçë. 

“Ky monument nuk ekziston më. Trualli u shtrua me pllaka. Po e trajtojmë me prioritet. Kam thirrur në takim pronarët e shtëpisë. Do të diskutojmë për këtë çështje. Vullneti ynë është të rigjejë formën që kishte më parë”- tha Kumbaro.

Ky dikaster po harton një draft të ri që rregullon marrëdhëniet për çëhstjet e tarshigimisë kulturore, por edhe do të sanksionojë me ligj rregullat për koleksionistët privatë. Për herë të parë do të ngrihet një drejtori që merret edhe me trashëgiminë kulturore


Seanca dëgjimore po mbahet në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mbështetur në nenin 36, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit

Në rend të ditës:
Çështjet për të cilat kërkohet informacion janë:
• Politikat e Ministrisë së Kulturës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, jo vetëm si vlerë për identitetin kombëtar, por edhe si pjesë e trashëgimisë kulturore të përbashkët europiane.
• Menaxhimi i trashëgimisë kulturore si bazë për turizmin kulturor, aset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe burim i pazëvendësueshëm studimi shkencor.
• Përmirësimet e nevojshme në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore” 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet