Kumbaro në OKB, debat për kulturën

Kumbaro në OKB, debat për kulturën
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi është ftuar të marrë pjesë dhe të mbajë fjalën në Debatin e Nivelit të Lartë në OKB, me temën: “Kultura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Axhendën e Zhvillimit pas 2015”, një aktivitet i organizuar nga OKB në bashkëpunim me UNESCO –n në datën 5 maj 2014.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë vizitës në New York, Në Mbrëmjen Gala më 3 maj të Komunitetit Shqiptar Albanian American Success Stories Gala- organizuar nga Albanian Media Group, Fadil Berisha Studio dhe Keshilli Amerikan, do të marrin pjesë emra të suksesshëm të diasporës në fusha të ndryshme të artit, kulturës dhe shkencës si: Ferid Murat, Ermonela Jaho, Eliza Dushku, Emina Çunmulaj, Merita Halili, etj.

Pas takimit me temë “Kultura, motorr ekonomik i zhvillimit, eksperienca dhe suksese”, në një prej sallave të OKB-së, më datë 6 maj, Ministrja Kumbaro do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Bordit te Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff të cilët do të diskutojnë mbi partneritetet në trashëgiminë kulturore.

Axhenda e vizitës së Ministres në New York, do të mbyllet me një intervistë për Zërin e Amerikës, ku do të flasë prioritetet e Ministrisë së Kulturës, roli i diasporas dhe kontributi në kulturën shqiptar.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)