TIRANE - “Në 300 ditë qeveri është rikthyer besimi tek institucionet duke i shpallur luftë korrupsionit dhe klaneve” kështu ka deklaruar Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të punës së bërë nga dikasteri që ajo drejton në 300 ditët e para të qeverisë.
Ministrja Kumbaro tha se një sërë masash janë marrë në transparencë të plotë, duke risjellë në vëmnedje konkurrimet e bëra në sistemin e trashëgimisë kulturore. Kumbaro theksoi se një ndër arritjet e tjera të Ministrisë është edhe rikthimi i komunikimit me UNESCO-n, komunikim ky i shkëputur sipas saj nga qeveria parardhëse.
“Nuk mund të kemi sistem trashëgimie të mbrojtur me një ose dy individë. Nuk është kupola që e bën të qëndrueshëm por baza. Ata nuk punojnë vetëm por në bashkëpunim me komunitetin dhe pushtetin vendor. Konkurimet në sistemin e trashëgimisë janë bërë në transparencë të plotë. Kushti kryesor është rikthimi i transparencës dhe besimit për të gjithë. Nuk mund të jetë një pushtet i përqëndruar në dorë të ministrit, sepse është terren për klane e korrupsion dhe kjo nuk ka vend në Ministrinë e Kulturës. Një ndër arritjet e Ministrisë është rikthimi i komunikimit me UNESCO që më parë ishte shkëputur thuajse fare.” theksoi Kumbaro
Rreth ndertimit të skenës nga Bankers Petrolium në Apolloni Ministria Kumbaro sqaroi se është ndjekur e gjithë procedura për të mos patur dëmtime dhe se kjo ka qenë nën kontroll të plotë të dikasterit që ajo drejton.
“Lidhur me një rast që bëri shumë zhurmë. Përkundër shumë abuzimeve mediatike u fol për një koncert që u zhvillua në 13 korrik. Çdo gjë ishte e kontrolluar nga Ministria e Kulturës megjithëse na u hodh shumë baltë. Ministria e Kulturës për herë të parë ka vendosur një kontratë për mënyrën si do duhet të përdoren parqet arkeologjike. E kemi ndjekur hap pas hapi, drejtoria ka qenë gjithë kohës prezent. Kemi qenë transparent me publikun. Nëse kemi qendra të trashëgimisë, këto nuk janë natyra të vdekura që duhen soditura por ti ruajmë duke i promovuar” u shpreh Kumbaro.
Ministrja Kumbaro tha ndër të tjera se "ka filluar puna për ndërtimin e dy Muzeve Kombëtarë ,Muzeut Marubi dhe Muzeu Arkiologjik i Durrësit". Në fund të prezantimit të gjithë u zotuan se në 300 ditët e ardheshme do të ketë më shumë arritje.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4215
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02