Kumbaro në Beograd: Promovojmë destinacionet shqiptare, turizmi i jep kuptim Ballkanit të Hapur! Vjet numri i turistëve serb në vendin tonë u rrit me 110%

Kumbaro në Beograd: Promovojmë destinacionet shqiptare, turizmi i jep kuptim Ballkanit të Hapur! Vjet numri i turistëve serb në vendin tonë u rrit me 110%

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u prit në Beograd nga homologia e saj, ministrja Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Tatjana Matić në vazhdim të memorandumit në fushën e turizmit të nënshkruar disa javë më parë në Samitin e Ohrit.

Pas takimit bilateral, ministrja Kumbaro në konferencën për shtyp u shpreh se rritja me 110% e turistëve që kanë vizituar vendin tonë nga Serbia vitin e shkuar, është rezultat i komunikimit jo vetëm të sektorit privat, por edhe i institucioneve të vendeve tona në kornizën e Ballkanit të Hapur.

"Të dhënat na tregojnë se jemi në rrugën e duhur dhe nëse sektori privat, qytetarët tanë, performojnë shumë mirë në komunikimin e tyre turistik, është detyra jonë që ta mbështesim këtë ritëm. Unë kam ardhur në Beograd e shoqëruar jo vetëm nga një delegacion zyrtar, por edhe nga përfaqësues të sektorit privat të turizmit, siç janë përfaqësuesit e turizmit të hoteleve me 5 yje, kompanive të mëdha që prej  vitesh operojnë në Ballkan, përfaqësues të tregut të formimit profesional, duke dakordësuar me ministren Matić zgjidhje të përbashkëta të problemeve", u shpreh ministrja Kumbaro, sipas së cilës turizmi nuk është thjesht një sektor, por është sektori më i rëndësishëm për ekonominë në Shqipëri.

Gjithashtu Mirela Kumbaro përmendi edhe rastin e blogerëve serbë që aktualisht ndodhen në Shqipëri për të promovuar atraksionet turistike në Berat, Gjirokastër, Shkodër, Tiranë si një rast konkret i bashkëpunimit mes dy agjencive të turizmit.

Gjatë takimit mes ministres Kumbaro dhe ministres së Serbisë Matić u diskutuan bashkëpunime për një promovim të përbashkët në platformën digjitale turistike që Serbia po ndërton, bashkëpunim në kualifikimin e punonjësve të sektorit të turizmit dhe organizimet e përbashkëta që do të nisin nga shtatori me panairin e gastronomisë dhe të turizmit në Beograd.

"Ishte një takim shumë i mirë në të cilin folëm për hapat e përbashkët drejt një pune që synon tregjet e largëta si Azia, ku deri në fund të vitit Serbia pritet të ketë një fluturim të drejtpërdrejtë me Kinën. Nga kjo gjë përfiton i gjithë rajoni, pasi turistët nga tregjet e largëta e shohin rajonin si një të tërë ", tha ndër të tjera ministrja Tatjana Matić.

Në Beograd do të zhvillohet konferenca “Ide të reja për kohë të reja”, me pjesëmarrjen e agjencive të turizmit të Shqipërisë dhe Serbisë, turoperatorë nga dy vendet dhe përfaqësues të sektorit të turizmit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar pa pike turpi ne fytyre...: 06/07/2022 19:21

    DERI dje keni ndihmuar kosovaret me arme dhe trajnime,,, ne lufte kunder serbise,,,sot shkoni dhe kerkoni turiste....kumbaro = hipokrite......

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 05/07/2022 21:31

    Mirela ka mesuar perqindjen. Mirelaaaa, sa eshte numri i turisteve serbe jo i shqiptareve nge Presheva ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat