Kumbaro në Torino, firmos 
bashkëpunimet kulturore

Kumbaro në Torino, firmos <br />bashkëpunimet kulturore
TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, zhvilloi në datat 16 dhe 17 qershor 2014 një vizitë pune në Torino, me ftesë të Piero Fassino-s,kryetarit të Bashkisë, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Bashkive Italiane (ANCI). Me këtë vizitë është konsoliduar agjenda e marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e artit dhe të kulturës mes Shqipërisë Torinos, një prej kryeqendrave të artit dhe të kulturës italiane.

Torino numëron, ndër të tjera, mbi dyzetepesë muze, shumë prej të cilëve me famë botërore, Teatro Regio-n, tempullin e muzikës operistike italiane, Panairin Ndërkombëtar të Librit, ndër më të rëndësishmit në Evropë dhe shumë veprimtari e festivale të tjera të nivelit ndërkombëtar, në fushat e artit kontemporan, kinematografisë, muzikës, etj. Gjatë takimit me kryetarin Fassino, znj. Kumbaro shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për t’i rritur dhe zgjeruar më tej marrëdhëniet ekzistuese të bashkëpunimit me Torinon, të ndërtuara kryesisht gjatë periudhës kur kryeministri aktual i vendit tonë drejtonte Bashkinë e Tiranës.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike