TIRANE- Projekte konkrete, ku përshihen të dyja anët e Adriatikut, janë shtruar në tavolinë në mbledhjen e dytë të Komitetit Drejtues të projektit arTVision me partnerët të udhëhequr nga Qarku i Pulje-s, Akademia e Arteve të Bukura e Venecia-s; Ministria e Kulturës e Malit të Zi; Ministria e Kulturës e Shqipërisë; etj, etj. Gjatë dy ditëve të takimit u ra dakord për përzgjedhjen, si dhe përmbajtjen e produkteve dhe prodhimeve audiovizuale.
Arti bashkëkohor shqiptar do të pasqyrohet përmes produkteve audiovizualë që do të realizohen enkas për këtë projekt dhe, në ndryshim nga shfaqjet live gëzojnë përparësitë e komunikimit specifik dhe për një kohë të pakufizuar me publikun e tyre. Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës tha gjatë këtij takimi se “Jemi në një fazë të rëndësishme të projektit ArTVision, i cili tani po fillon të konceptohet dhe po merr format konkrete të realizimit për vitin 2014-2015”.
Por ajo shtoi se “Ministria e Kulturës nuk është Ministria e monopoleve, as e grupeve të caktuara, por Ministria e dyerve të hapura, e cila ka për detyrë të mbështesë, krijojë hapësira të reja edhe përtej kufijve për artistët shqiptarë”. Ndërsa Z. Francesco Palumbo: Drejtor i Zyrës për Politikat për Promovimin e Talenteve në Qarkun e Puglia-s, u shpreh ndër të tjera se “Objektivi i Projektit arTVision është t’u japë vizibilitet më të madh veprave të realizuara në nivel lokal dhe ndërkombëtar, për t’i bërë ato të aksesueshme për një publik të gjerë nëpërmjet një kanali tematik transmedial në gjendje të ofrojë përmbajtje kulturore me origjinalitet dhe cilësi të lartë për gjithë gamën e arteve pamore bashkëkohore”.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com