Kumbaro ‘përplaset’ me Xhelal Mziun për Kamzën: Mos më flisni me TI, por me JU se nuk njihemi

Kumbaro ‘përplaset’ me Xhelal Mziun për Kamzën: Mos më flisni me TI, por me JU se nuk njihemi

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro teksa po fliste për bashkinë e Kamzës për zaptimet e territorit, e cila ka sipërfaqen më të vogël në raport me numrin e popullsisë është përplasur me deputetin Xhelal Mziu në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Teksa deputeti ndërhyri dhe replikoi nga vendi, Kumbaro iu përgjigj duke thënë të mos e ndërpresë e të mos i drejtohet me “ti”, por me “ju”. 

“Për ndryshimet e mëdha demografike. Për zaptimet pa hesap të territorit. Kemi një bashki si Kamza që ka sipërfaqen më të vogël në raport me numrin e popullsisë me dendësinë më të madhe të banorëve, që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Po e marr Kamzën meqë e kemi afër. Nuk u mendua kurrë për të ndërtuar kanale. Zoti Mziu, ka mundësi të mos më ndërprisni, unë nuk fola për ju, nuk po flas për ju. Po flas për impiantet, a ka mundësi të mos më ndërprisni dhe mua mos më flisni me ti, se nuk njihemi aq, me ju. Unë ju flas me ju, dhe ju mos përdorni referenca të gabuara. Për sa kohë nuk më flisni me ju nuk u kthej përgjigje”, tha Kumbaro.


Lajmi kryesor:

Ndotja e mjedisit, ministrja e Turizmit: Task-forcë për pastrimin e plehrave në verë në 4 bashki bregdetare! 199 landfille të paligjshme në Shqipëri


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja