Kumbaro prezanton Artan
Shabanin si drejtor të GKA-së

Kumbaro prezanton Artan<br />Shabanin si drejtor të GKA-së
TIRANE- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka bërë dje prezantimin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Pas prezantimit nga ministrja, drejtori i sapoemëruar Artan Shabani ka hyrë dje në institucion në statusin e drejtuesit. Pasi ka mbaruar bisedat e me ministren e Kulturës dhe stafin e Galerisë Kombëtare, Artan Shabani nuk është ulur në zyrën e drejtorit, por ka nisur të vizitojë mjediset e galerisë duke zhvilluar bisedat me stafin aktual të kësaj drejtorie. Pasi ka bërë një bisedë me autorin e ekspozitës së çelur ditën e hënë në GKA, e cila ishte ekspozita më e fundit e prezantuar nga ish-drejtori Rubens Shima, drejtori i GKA-së, Artan Shabani ka bërë biseda me të pranishmit. Dje Artan Shabani nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat, por ndërkohë në bisedë e sipër është shprehur për dy-tre projekte të Galerisë së Arteve.

Gjëja e parë që do të bëjë është projekti për ndriçimin e sallave të GKA-së. Duke iu hedhur një sy mjediseve, Shabani është shprehur se së shpejti do të nisin “ristrukturimet e stafit të galerisë Kombëtare”. Madje ka folur pak çaste edhe me piktorin Gjergj Pali që kthehet pas 27 vjetësh në atdhe, duke i shprehur vlerësimet për veprat e tij. Prezantimi i drejtorëve duket se do të vijojë nën shoqërimin e ministres së Kulturës, ku mësojmë se ministrja Mirela Kumbaro do të prezantojë drejtorin e Ri të Operës dhe Baletit, koreografin Ilir Kerni.

Ndërkohë që po bëhen dy prezantimet e para të drejtuesve të rinj, duket se shkarkimet dhe emërimet në institucionet e kulturës po bëhen gradualisht. Pikërisht nesër do të mbyllen aplikimet për drejtor të Monumenteve të Kulturës dhe drejtorin e Muzeut historik kombëtar. Aplikimi për drejtorin e ri të Monumenteve të Kulturës ka nisur në më 21 tetor dhe nesër skadon afati i dorëzimit të dokumenteve për konkurrentët. Po ashtu nesër skadon edhe afati për aplikantët për pozicionin Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar pranë Zyrës së  Protokollit ne Ministrinë e Kulturës . 


Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore