Kumbaro prezanton projektin për
rikonstruksionin e shtëpise së Kokalarit

Kumbaro prezanton projektin për<br />rikonstruksionin e shtëpise së Kokalarit
Ministrja e Kulturës ne kremtimet e 100-vjetorit të Musine Kokalarit ka dhëne lajmin që Instituti i Monumenteve të Kulturës ka përgatitur të plotë projektin e zbatimit për rikonstruksionin e shtëpisë ku lindi Musine Kokalari në Gjirokastër, djegur fatkeqësisht në 2014.
 
Kumbaro dekraloi se “Për këtë ofrojmë dhe një fond për restaurimin që në bashkëpunim me familjen të ndërtojmë një model të shtëpive së shkrimtarëve me hapësirën muzeale kushtuar Musinesë dhe atë të mikpritjes – projekt më i gjerë që ne po krijojmë në Gjirokastër me një seri banesash, ku historia përzihet me arkitekturën, letërsia me bujtinën dhe kujtesa me të shkuarën që na kthen drejt së ardhmes.”

Minstrja e Kulturës ka falenderuar edhe Drejtorinë e Pergjithshme të Postave për edicionin e pullës që i kushtoi këtë vit Musine Kokalarit, Bashkisë Tiranë që këtë të premte emërtoi bibliotekën 9 të Tiranes me emrin Musine Kokalari, Bashkinë e Gjirokastrës që këtë të premte  i dha emrin e Musinesë Qendrës Kulturore në Gjirokastër.
 
Ministrja  e Kulturës falenderoi edhe miqtë nga Kosova dhe vetë Ministrin Kujtim Shala që vjen këtu me cilësinë e studjuesit letrar për të folur për krijimtarine e Kokalarit. Kumbaro theksoi me tej se ngjarjet do të vijojnë në javë të tjera dhe këtë të shtunë në Gjirokastër, sipas saj “për të shkuar në gjurmët e Musinesë për të mos harruar atë, për të mos harruar viktimat e persekutimit komunist, për të mos e lënë të keqen të përsëritet.”

Kumbaro u shpreh se: “Nuk kam iluzionin se kemi arritur të plotë qëllimin. Në tesktet e saj Musineja thotë: “Unë kam mbetur e zhgënjyer vetëm ato herë që kam arritur së fundi qëllimin për të cilin synoja… duke mos gjetur në realizim atë që më kishte krijuar fantazia” Kjo është vetëm një etapë. Dhe askush s’bën dot asgjë vetëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi ndërtuar një dialog shumë mirëkuptues respekti me familjen e Musinesë”.

Këtë të shtunë priten ngjarje të tjera për vijuar kremtimet e 100-vjetorit të Musine Kokalarit edhe në Gjirokastër. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......